Këta janë ish-deputetët që “rrezikojnë” të mbesin jashtë Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë të legjislaturës së nëntë.

Pas numërimit të mbi 40 % të votave për ulëse të deputetëve dhe sipas numërimit të votave prelminare: Lëvizja Vetëvendosje del t’i ketë 56 ulëse në parlament.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, disa nga ata që u bënë deputetë në legjislaturën e nëntë, ka mundësi që mos ta kenë fatin e njëjtë edhe tani.

Driton Hyseni është në mesin e emrave që mund të mos i sigurojnë votat  edhe për një mandat tjetër ku deri më tani ka siguruar 5,647 si dhe Valon Hoti me 6,730 vota.

Gjithnjë sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës në këtë mandat do t’i ketë deri 23 deputetë, kurse  disa emra që ishin ligjvënës në legjislaturën e nëntë mund të mos jenë më.

Bëhët fjalë për Fadil Demakun me 7,139 vota dhe Eliza Hoxhën me 5,495 vota, transmeton Klankosova.tv.

Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’i ketë 15 përfaqësues në parlament, kurse një mandat tjetër janë Shkëmb Manaj me 5,756 vota, Paris Guri me 5,737 dhe  Alban Zogaj me 2,809 sosh.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me votat e numëruara deri në  këtë kohë, do të përfaqësohet në Kuvend me gjashtë deputetë.

Në mesin e tyre, që ishte në listën për deputetë e që rrezikon të mos futet sërish në Kuvend, shkaku i mossigurimit të votave të mjaftueshme është Lahi Brahimaj (3,672 vota).

Kosova votoi të dielën e 28 dhjetorit në zgjedhjet e dyta parlamentare për këtë vit ku Lëvizja Vetëvendosje, sipas rezultateve preliminiare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë 49,34% ose 433,394 vota, Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 20,98% ose 184,318 vota

E treta në renditje është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,57% (119,201) , kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e katërta me 5,66%49,698 sosh.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…