Kosovë Kronikë Policore Lajme

Hodhi mbeturina nga vetura në rrugë, policia e gjobit një qytetar në Prishtinë

Një qytetar në Prishtinë është gjobitur me 50 euro pasi i njëjti është kapur duke hedhur mbeturina nga vetura në rrugë, shkruan KFVA,

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla.

Komunikata:

Hodhi mbeturina në rrugë nga vetura, gjobitet një person në Prishtinë

Prishtinë, 30 Dhjetor 2025– Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi i njëjti është hasur duke hedhur mbeturina nga vetura në rrugë.

Pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla.