Kosovë Lajme Shëndetësi

Gripi sezonal, IKShPK: Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal duke e cilësuar atë si sëmundje akute infektive.

Qytetarët këshillohen që t’i lajnë duart shpesh, ta mbulojnë gojën dhe hundën kur kolliten ose teshtijnë, dhe të shmangin kontaktin me personat e semurë.

Njoftimi:

Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

Disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal:

 Lani duart shpesh me ujë dhe sapun
 Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë
 Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë
 Ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë lëngje
 Vaksinohuni çdo vit kundër gripit sezonal.