Gjermani: Hajdutët shpojnë murin e bankës, vjedhin para dhe sende me vlerë rreth 30 milionë euro

Një grabitje milionëshe ka ndodhur në një bankë në Gjermani.

Grabitësit përdorën një makineri të madhe shpimi për të hyrë në dhomën e kasafortave të një banke gjermane, duke vjedhur para dhe sende me vlerë rreth 30 milionë euro.

Sipas policisë gjermane gjatë grabitjes në qytetin perëndimor të Gelsenkirchenit, hajdutët thyen mbi 3.200 kuti depozitash sigurie që përmbanin para, ar dhe bizhuteri. Të prekur janë rreth 2.500 vetë.

Policia njoftoi se autorët janë ende në arrati.

Grabitja u zbulua të hënën, pasi u aktivizua një alarm zjarri dhe u njoftuan shërbimet e emergjencës.

Dëshmitarë okularë i thanë policisë se panë disa burra me çanta të mëdha në shkallët e garazhit të parkimit gjatë natës deri të dielën. Hetuesit kanë analizuar pamjet e para të kamerave të sigurisë, të cilat dyshohet se tregojnë një automjet Audi RS6 të zi duke dalë nga garazhi herët të hënën në mëngjes, me pasagjerë të maskuar brenda. Policia bëri të ditur se targa e automjetit ishte vjedhur më herët në qytetin verior gjerman të Hanoverit

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…