Arrestohet avokati serb që e lidhi Vuçiqin me “Safarin e Sarajevës”

Avokati i njohur nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, u arrestua të premten për një seri postimesh në rrjetet sociale dhe, ndër të tjera , ai shkroi se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i lidhur me të ashtuquajturin “Safari i Sarajevës”, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike.

Sipas prokurorisë, Stojkoviq dyshohet se ka publikuar deklarata, komente dhe tekste të tij ose të të tjerëve në rrjetet sociale me qëllim kërcënimin e organeve shtetërore të Republikës së Serbisë nga prilli 2022 deri në dhjetor 2025. Ai akuzohet për gjithsej 17 postime të kontestuara.

Një nga postimet që tërhoqi vëmendje të veçantë daton më 18 dhjetor të këtij viti dhe i referohet rastit “Sarajevo Safari”.

Stojkoviq u urdhërua të mbahet në paraburgim deri në 48 orë pas arrestimit të tij, brenda të cilave ai do të sillet për t’u marrë në pyetje, njoftoi Zyra e Prokurorit të Lartë Publik.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…