Kosovë Lajme

42% të votave të numëruara për deputetë, këta janë pesë më të votuarit në PDK

Kur janë procesuar 41.18% nga numërimi i votave të kandidatëve për deputet, në Partinë Demokratike të Kosovës, kryetari i saj, Bedri Hamza ka marrë 65 mijë e 156 vota, shkruan KFVA.

Pas tij është Arian Tahiri me 30 mijë e 911 vota.

Përparim Gruda është në vend të tretë me 28 mijë e 864 vota.

Me 22 mijë e 531 vota është Uran Ismaili ndërsa në vend të pestë është Sala Jashari me 20 mijë e 608 vota.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, të drejtë vote patën 1,999,204 qytetarë ndërsa e shfrytëzuan 899,517 qytetarë.