Trump thotë se është bërë përparim në bisedimet për Ukrainën, por mbeten “çështje të vështira”

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky thanë se ishte bërë përparim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë bisedimeve në Florida, por udhëheqësi amerikan shtoi se mbetën “një ose dy çështje shumë të vështira”.

Ndërsa presidenti i SHBA-së dhe ai i Ukrainës i përshkruan bisedimet si “të shkëlqyera”, Trump përsëriti se një pikë kyçe ngërçi ishte çështja e territorit. Rusia më parë ka kërkuar që Ukraina të dorëzojë më shumë tokë, shkruan BBC.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Mar-a-Lago, Zelensky tha se ata kishin arritur një marrëveshje për “90%” të një plani paqeje prej 20 pikash , ndërsa Trump tha se një garanci sigurie për Ukrainën ishte “afër 95%” e realizuar.

Zelensky më vonë tha se ekipet amerikane dhe ukrainase do të takohen javën e ardhshme për bisedime të mëtejshme mbi çështjet që synojnë t’i japin fund luftës gati katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…