Trump kërcënon Iranin: Do t’iu godasim sërish

Presidenti Donald Trump kërcënoi të hënën se do të mbështesë një tjetër sulm ndaj Iranit nëse ky vend përpiqet të rindërtojë programin e tij të raketave balistike.

“Po dëgjoj që Irani po përpiqet të ringrihet sërish dhe, nëse është kështu, do të na duhet t’i godasim përsëri”, tha Trump përpara një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. “Do t’i godasim. Do t’i godasim fort”.

Presidenti shtoi se do të mbështeste një sulm ndaj Iranit “menjëherë” nëse ai përpiqet të rindërtojë kapacitetet e tij bërthamore, duke e këshilluar Republikën Islamike që në vend të kësaj të kërkojë një “marrëveshje” me Shtetet e Bashkuara.

“Kjo do të ishte më e mençur”, tha Trump. “Mund ta kishin bërë një marrëveshje herën e fundit, para se ne të ndërmerrnim një sulm të madh ndaj tyre”.

Shtetet e Bashkuara, më herët gjatë këtij viti, bombarduan tre objekte bërthamore në Iran, në një sulm që Trump e ka cilësuar më pas si një sukses të madh ushtarak. Por Netanyahu ka paralajmëruar javët e fundit se Irani po zgjeron sërish programin e tij të raketave balistike dhe pritet që këtë javë t’ia paraqesë Trumpit argumentin se mund të nevojiten veprime të tjera së shpejti. 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…