Totaj i PDK-së: S’e kam pritur këtë rezultat, VV ka pasur qeverisje jo të mirë

Lëvizja Vetëvendosje ka festuar mbrëmë rezultatin zgjedhor të arritur në Komunën e Prizrenit.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se nuk e ka pritur rezultatin e arritur nga Vetëvendosje, duke vlerësuar se kjo parti ka pasur një qeverisje jo të mirë.

Ai, tha se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull dhe ka uruar fituesin, pavarësisht zhgënjimit me rezultatin.

“Së pari duhet t’u japim komplimente qytetarëve, sepse procesi zgjedhor, të paktën deri tani sipas informatave që kemi, ka shkuar mirë. Pas një periudhe të qeverisjes jo të mirë nga Vetëvendosja, marrja e një numri kaq të madh votash për mua ka qenë befasi. Megjithatë, kjo është demokraci dhe duhet respektuar vullneti i qytetarëve”, ka deklaruar Totaj.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…