Telegraph: SHBA-të nisin sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës

Sipas Presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulmin e parë tokësor ndaj Venezuelës.

Trump tha se sulmi u krye në prag të Krishtlindjeve dhe kishte në shënjestër një strukturë që dyshohet se strehonte anije droge, raporton Telegraph.

Duke folur për Fox News, presidenti amerikan e përshkroi operacionin në më shumë detaje. “Ata kanë një fabrikë të madhe, ose një strukturë të madhe nga vijnë anijet. Dy netë më parë, ne e shkatërruam atë. Kështu që i goditëm shumë fort”, tha Trump.

Nëse ky informacion konfirmohet, ky do të jetë sulmi i parë në tokën venezueliane që kur Uashingtoni filloi një fushatë për të rrëzuar Presidentin Nicolas Maduro. Qeveria ose zyrtarët venezuelianë atje ende nuk e kanë njoftuar publikisht sulmin tokësor të SHBA-së

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…