Sot në ora 12:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, dje ka njoftuar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, do të nis sot nga ora 12:00.

Ai tha edhe se sot nis edhe konfirmimi i votave për subjektet politike.

‘’Shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi të numërojmë, votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta, diasporës. Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave të subjekteve politike do të fillojë nesër, sipas marrëveshjes tonë do të fillojë nga ora 12:00 për shkak se gjithë materiale sonte do të pranohet përgjatë tërë natës do të pranohet në Qendra Komunale të Numërimit, prandaj fillimi i punës për numërim do të bëhet prej orës 12 dhe do të vazhdojë në ditët në vijim’’, ka thënë Radoniqi dje.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…