Rusia thotë se Ukraina e ka shënjestruar rezidencën e Putinit, Zelensky e quan “gënjeshtër” pretendimin

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pretendoi se Ukraina ka shënjestruar një nga rezidencat e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe tha se Moska do të hakmerret si dhe do ta rishqyrtojë qëndrimin e saj në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit të saj të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi si “gënjeshtër” pretendimin se Kievi ka shënjestruar rezidencën në rajonin e Novgorodit, në veriperëndim të Moskës.

Ai theksoi se Rusia po përpiqet të minojë bisedimet SHBA–Ukrainë për luftën dhe po “përgatit terrenin për të kryer sulme, me shumë gjasë ndaj kryeqytetit [ukrainas] dhe ndërtesave qeveritare”.

Ky pretendim i Rusisë erdhi një ditë pasi Zelensky dhe presidenti amerikan, Donald Trump, thanë se kishte përparim në takimin e tyre në Floridë, duke theksuar se një marrëveshje e paqes për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare është “më afërt se kurrë”./REL

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…