Kosovë Lajme Politikë

Rezultatet e para të kandidatëve të LDK-së, kaq vota morën Hykmete Bajrami e Doarsa Kica-Xhelili

Pas numërimit të vetëm 7.35 për qind të votave të kanidadatëvë për deputetë, në mesin e më të votuarve në listën e Lidhjes Dmeokratike të Kosovës janë dy gra.

Hykmete Bajrami ka marrë 3 mijë e 197 vota duke u renditur e dyta pas kryetarit Lumir Abdixhiku, i cili aktualisht ka 5 mijë e 52 Vota

Ndërsa e katërta pas Ukë, rugovës aktualisht radhitet, Doarsa Kica-Xhelili që ka siguruar 2 mijë e 482 vota.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja VETËVENDOSJE ka fituar zgjedhjet e djeshme me me 49,33 për qind, duke siguruar 432,903 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,99 për qind të votave, respektivisht 184,214 vota.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pozicionohet e treta me 13,57 për qind, ose 119,083 vota.