Kosovë Lajme Politikë

Realizmi socialist i Republikës së Tretë: Dalin nga 100 euro ndihma për fëmijë e pensionistë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, njoftoi sot se janë ekzekutuar pagesat shtesë të njëhershme në vlerë 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.

Kjo shtesë është edhe për kategoritë e luftës, dhe personat me aftësi të kufizuara.

“Ashtu siç kishte njoftuar Kryeministri Kurti javën që shkoi, sot kemi bërë transferimin e shtesës së njëhershme prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike, kontributive, kategoritë e luftës, aftësive të kufizuara, dhe skemave tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim”, tregoi Murati.

”Varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogarinë, në orët në vijim do të pranojnë edhe mjetet e transferuara”, tha ai.

Kjo pako prej 100 eurove ishte pjesë e lojës elektorale të Albin Kurtit para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, manovër kjo që duket se i doli mirë në fund, meqë mori rezultat të madh prej 50% të votave.