Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, duke iu drejtuar votuesve dhe strukturave të partisë me një mesazh kritik dhe reflektues.

Përmes një postimi në facebook, Bajrami ka ironizuar fitoren e VV-së, duke theksuar se zgjedhjet janë fituar pa asnjë sukses për pesë qeverisje, në një kohë kur vendi është përballur me korrupsion të lartë, zyrtarë nën aktakuza, masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, përkeqësim të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nepotizëm institucional, shkelje të Kushtetutës, inflacion dyshifror dhe probleme serioze në sektorin e energjisë.

“Sepse t’i fitosh zgjedhjet pa asnjë sukses për pesë qeverisje, me njerëz nën aktakuza, me korrupsion enorm, nën masa ndëshkuese të BE-së, me degradim të raporteve me SHBA-të, me kapje dhe nepotizëm në çdo institucion, me shkelje serike të Kushtetutës, me inflacion dyshifror dhe me mafi energjetike vërtet është “sukses i madh”. Po, votuesit tanë kokën lart. Ne të tjerët gishtin në kokë. Sepse kjo është koha për të dhënë përgjegjësi dhe për të marrë përgjegjësi”, ka shkruar Bajrami.

Ajo u ka kërkuar falje votuesve dhe strukturave të LDK-së për, siç e ka quajtur, dëshpërimin, duke i falënderuar njëkohësisht për besimin dhe përkushtimin ndaj partisë. Sipas saj, janë pikërisht votuesit ata që e mbajnë LDK-në gjallë e të fortë

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…