Procesimi i 8.60% të votave për deputetë, kjo është pesëshja më e votuar në LDK deri tani

Deri tani në KQZ janë procesuar 8.60% të votave të numëruara të kandidatëve për deputet. Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, deri tani Lumir Abixhiku ka marrë 5 mijë e 955 vota.

Në vend të dytë del të jetë Hykmete Bajrami me 3 mijë e 797 vota.

Me 3 mijë e 251 vota është Ukë Rugova.

Vendin e katërt aktualisht e zë Doarsa Kica-Xhelili me 2 mijë e 976 vota, kurse të pestin Avdullah Hoti me 2 mijë e 942 vota.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë të drejtë vote patën 1 milion e 999 mijë e 214 qytetarë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…