Përparim Rama jep lajmin: Trami elektrik Prishtinë-Fushë Kosovë vjen në qershor

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se premtimi i tij për tramin elektrik do të jetësohet në qershor të vitit 2026.

Rama, ka bërë me dije se tashmë janë nënshkruar dy kontrata për këtë.

Ai tha se linja do të jetë nga Fushë Kosova për në “Breg të Diellit”.

“I kemi nënshkruar dy kontrata me sektorin privat, edhe në qershor e kanë në kontratë për me i pru trams. Dy fillimisht, pastaj e shohim. Linja do të jetë prej Fushë Kosovës deri në Breg të Diellit. Fushë Kosova është pika më e frekuentuar”, ka deklaruar Rama.

Duke folur për transportin në kryeqytet, ai tha se tashmë ka autobusë në secilën lagje e fshat dhe se po punojnë që të zgjerohet edhe me komunat përreth.

“Ne e kemi krijuar transportin e ri të Prishtinës që ka autobusë në secilën lagje dhe fshat dhe po vazhdojmë punën me e lidh edhe me komunat tjera përreth”, ka thënë Rama.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…