Përditësimi i fundit nga KQZ, VV nën 50%, kaq morën partitë tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve në orën 07:24, ku janë numëruar 99.26% e vendvotimeve.

Sipas këtij përditësimi, Vetëvendosje renditet bindhsëm e para me 49.30%.

Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 429,979 vota, që përbëjnë 49.30% të totalit të votave të numëruara.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 183,258 vota ose 21.01%.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 118,490 vota, që përfaqësojnë 13.59%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 49,571 vota apo 5.68%.

Lista Serbe (Srpska Lista) ka marrë 41,335 vota, që përkthehen në 4.74%.

NISMA Socialdemokrate ka grumbulluar 14,973 vota, ose 1.72%.

Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përpunimit të plotë të të gjitha votave.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…