Në Prishtinën e LDK-së, VV-ja i merr rreth 53% të votave

Kur janë numëruar 100% të votave në Prishtinë, e cila udhëhiqet nga LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para.

Kjo parti ka marrë 52.94% apo 60 mijë e 696 vota.

E dyta del të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës me 21.98% apo 25 mijë e 196 vota.

Në vend të treta është renditur Partia Demokratike e Kosovës, me 19.17% apo 21 mijë e 984 vota.

Ndërsa në vend të katërt AAK me 3.66% apo 4 mijë e 193 vota.

Në Prishtinë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 119 mijë e 382 qytetarë nga 219 mijë e 516 gjithsej.

Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, kanë mbetur pa numëruar në total edhe 9 vendvotime.

Sipas të dhënave të përditësuara, janë numëruar 2,548 nga 2,557 vendvotime, ku Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 49.30% të votave apo 431,442 vota.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.00% apo 183,826 vota

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.57% (118,772 vota).

AAK e katërta me 5.68% të votave, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.78%. NISMA Socialdemokrate renditet me 1.71% të votave.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…