LDK pëson debakël, humb në të gjitha komunat e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar mbi 99.26% të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje.

Bazuar në këto rezultat, LDK ka pësuar debakël në këto zgjedhje, duke humbur në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë ato në të cilat qeverisin kryetarët e saj, shkruan KFVA.

Partia e Kurtit ka fituar bindshëm në të gjitha komunat ku qeverisë LDK, si Prishtinë, Lipjan, Pejë, Istog.

Kujtojmë se tani kur janë numëruar mbi 99.26% të kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 49.30%, PDK me 21.01% dhe LDK renditet e trea me 13.59%, AAK e katërta me 5.68%, kurse Nisma nuk ka kaluar pragun pasi ka marrë vetëm 1.72%

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…