Botë Kronikë Policore Lajme

Lajmërim i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dje rreth orës 11:45 ka pasur një raportim për një mjet të dyshuar- bombë.

Policia bën të ditur se nuk është hasur asgjë e dyshimtë.

“Pas raportimit për një mjet të dyshuar bombë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku kanë kontrolluar gjithë vendin por nuk është hasur asgjë e dyshimtë”.

“Me konsultim të prokurorit rasti inicohet si me lartë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.