Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Gjatë natës në Kosovë pritet acar dhe deri në mëngjes në shumë rajone temperaturat do të zbresin deri në -6 apo -7 gradë Celsius.

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe erërat e ftohta do të dobësohen plotësisht gjatë dites.

Temperaturat nga -7 minimalja gjatë dites do të rritet deri në 5 gradë Celsius maksimalja.

Dita e martë sjellë një front të ri polar me depërtim të masave mjaft të ftohta ajrore nga veriu. Gjatë ditës do të ketë fuqizim të erërave veriore e veriperëndimore, shtim lokal të vranësirave dhe priten reshje lokale bore kryesisht të pakta dhe të karakterit lokal.

Dita e fundit e vitit do të jetë ditë e akullt. Temperaturat vështirë që mund të dalin në plus edhe në pikun e ditës. Nata do të jetë shumë e ftohtë me temperatura që do të zbresin deri në -8 gradë Celsius. Në ndonjë rajon mund të ulen edhe deri në -10 gradë Celsius.

Nga e enjta masa ajrore të ngrohta nga Mesdheu depërtojnë gradualisht dhe largojnë acarin nga viset tona duke kushtëzuar rritje graduale por të sigurt të temperaturave. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi./MeteoBallkan

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…