Edhe 9 vendvotime pa numëruar – këto janë rezultatet e fundit nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e fundit preliminare nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.

Sipas të dhënave të përditësuara, janë numëruar 2,548 nga 2,557 vendvotime, apo 99.65% e totalit, ndërsa kanë mbetur edhe 9 vendvotime për t’u numëruar, shkruan KFVA.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 49.30% të votave apo 431,442 vota.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.00% apo 183,826 vota

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.57% (118,772 vota).

AAK e katërta me 5.68% të votave, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.78%. NISMA Socialdemokrate renditet me 1.71% të votave.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…