Kosovë Lajme

Doli e dyta në zgjedhje, PDK sot mban konferencë në ora 11:30

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media sot nga ora 11:30.

Në njoftimin e kësaj partie nuk bëhet e ditur kush do të flas për medie.

“Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media. Vendi: Selia Qendrore e PDK-së. Koha: 11:30. Jeni të mirëseardhur.”

Dje në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe sipas të rezultateve të deritanishme PDK renditet e dyta me 20.99 për qind.