Dalin pamjet e frikshme të aksidentit që pësoi Anthony Joshua

Boksieri britanik me prejardhje nga Nigeria, Anthony Joshua i shpëtoi vdekjes në një aksident të rëndë, ku mbeten të vdekur dy njerëz.

Joshua pësoi vetëm me disa lëndime të lehta, ndërsa është në spital – ku ka nisur shërimin.

Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar disa video, ku shihet Joshua duke u larguar nga makina që ishte përfshirë në aksident.

Aksidenti ndodhi në zonën e Makun, gjatë autostradës së ngarkuar Lagos – Ibadan Expressway, në shtetin Ogun. Automjeti i tij u përplas me makinën tjetër, kurse rrethanat e tjera vazhdojnë të hetohen.

Aksidenti vjen vetëm disa ditë pasi Joshua e rrahu keq Jake Paul, për ta mposhtur me nokaut dhe iu bërë me dije të gjithëve se ende po e ëndërron titullin e kampionit të botës në peshat e rënda.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…