BE-ja pret formim të shpejtë të qeverisë

Bashkimi Evropian (BE) në reagimin e parë pas zgjedhjeve në Kosovë është shprehur se pret që pas tyre të formohet sa më shpejtë qeveria dhe të vazhdojnë kontaktet me të. Nënvizon sidomos nevojën për ratifikimin e marrëveshjeve nga Plani i Rritjes në mënyrë që Kosova të përfitojë nga ato mjete të BE-së. Po ashtu përmend edhe heqjen e masave.

Këto porosi janë dhënë në një komunikatë të përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

“Të dielën me 28 dhjetorë populli i Kosovës ushtroi të drejtën e tij demokratike për të hedhur votën në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Pas një bllokade politike pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit 2025 ne presim tash një konstituim të shpejtë të parlamentit dhe formim të qeverisë dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet”, thuhet në këtë deklaratë.

“Qeveria duhet t’i dyfishojë përpjekjet drejt reformave aq të nevojshme që lidhem me BE-në. BE merr mirë në dijeni pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve dhe partive të tyre politike në zgjedhje. Procesi zgjedhor dëshmoi një përkushtim të fuqishëm ndaj parimeve demokratike” thuhet më tej.

Në të njëjtën deklaratë këto dy zyrtare të larta të BE-së rikujtojnë se BE-ja kishte dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve i cili do të mbetet në Kosovë për ta ndjekur vazhdimin e procesit paszgjedhor.

“Presim nga Parlamenti që sapo të  konstituohet t’i ratifikojë marrëveshjet nga Pani i Rritjes. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument i kufizuar kohor i miratuar për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe është në interes të Kosovës që ratifikimi të ndodhë sa më parë që të jetë e mundur për t’i shfrytëzuar të gjitha mundësitë që jep ky plan në dobi të popullit të saj”, thuhet më tej./

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…