Agim Veliu kërkon zgjedhje të brendshme në të gjitha nivelet në LDK: Askush nuk është mbi partinë

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka bërë reagimin e parë pas debaklit që pësoi LDK’ja në zgjedhjet e djeshme, duke rënë në 13 përqind. Veliu u la jashtë listës së LDK’së për deputet.

Veliiu ka kërkuar publikisht llogaridhënie për humbjet dhe hapjen e menjëhershme të një procesi demokratik të brendshëm, me garë reale në të gjitha nivelet, shkruan KFVA.

Tutje ai ka thënë se askush nuk është mbi partinë.

“Askush nuk është mbi partinë. Askush nuk ka mandat të përhershëm nga humbja. Nëse nuk ka reflektim dhe ndryshim, ky drejtim nuk mund të mbrohet më dhe nuk i shërben të ardhmes së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veliu.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…