AAK fiton vetëm në Deçan, në nivel vendi 5,68% të votave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të dalë fituese vetëm në komunën e Deçanit, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare 2025.

Në këtë komunë, AAK ka siguruar 48.19% të votave ose 7,614 vota, duke u renditur e para dhe duke lënë pas subjektet tjera politike

Në nivel vendi, deri më tani AAK ka marrë 5.68% të votave apo gjithsej 49,571 vota, duke u renditur në zonën e partive që luftojnë pragun zgjedhor.

Procesi ende nuk ka përfunduar, pasi kanë mbetur për t’u numëruar votat me postë, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht, të cilat mund të ndikojnë në përqindjen përfundimtare që do ta arrijë ky subjekt politik i udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Rezultatet finale pritet të japin një pasqyrë më të saktë për fatin e AAK-së në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…