Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij në Florida, diskutime për paqen në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Mar-a-Lago, rezidencën e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Palm Beach, Florida, për bisedime me rëndësi të lartë mbi paqen.

Udhëheqësi ukrainas u përshëndet nga Trump me një shtrëngim duarsh para se të hynte në rezidencën në stil mesdhetar.

Trump kishte deklaruar më parë se bisedimet do të zhvilloheshin në dhomën e ngrënies së Mar-a-Lago-s, e zbukuruar me korniza dhe murale.

Ndërkaq, presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar propozimin e Trump për të vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë përmes dy grupeve të posaçme të punës. Këshilltari presidencial rus, Yuri Ushakov, konfirmoi këtë, duke thënë për RIS Novosti: “Presidenti rus u pajtua me propozimin e palës amerikane për të vazhduar punën për një zgjidhje të çështjes ukrainase brenda dy grupeve të punës të krijuara posaçërisht”.

Ushakov gjithashtu njoftoi se Putin dhe Trump kanë rënë dakord të zhvillojnë një tjetër bisedë telefonike pas takimit të presidentit amerikan me Zelenskyn. Sipas agjencisë Tass, Ushakov tha: “Vladimir Putin dhe Donald Trump kanë rënë dakord të flasin përsëri shpejt në telefon pas takimit të presidentit amerikan në Mar-a-Lago me ekipin ukrainas sonte”.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…