Kosovë Lajme

Rrezik për ndikim zgjedhor, kombi me posterin e Albin Kurtit vendoset pranë qendrës së votimit në Hajvali

 

 

Në ditën kur në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pranë shkollës “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës, është vendosur një kombi me poster të kandidatit për kryeministër, Albin Kurti.

Automjeti është i vendosur në afërsi të hyrjes së qendrës së votimit, siç tregojnë edhe pamjet e siguruara nga Gazeta.

Rasti mund të cilësohet si shkelje e heshtjes zgjedhore dhe tentim për ndikim në vullnetin e qytetarëve.