Rreth 100 prokurorë të angazhuar për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e sotme

 

 

Rreth 2 milionë shtetas të Kosovës, me të drejtë vote, ditën e sotme pritet t’u drejtohen kutive votuese për të zgjedhur përbërjen e Kuvendit.

Qytetarët e Kosovës do të votojnë për herë të dytë brenda këtij viti për përbërjen e Kuvendit.

Në këtë kuadër, gjatë ditës së zgjedhjeve do të jenë të angazhduar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial.

“Ata do të jenë të shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të plotë të procesit zgjedhor, me qëllim të trajtimit dhe procedimit të çdo parregullsie apo shkeljeje të mundshme ligjore që mund të ndodhë gjatë zgjedhjeve”, është bërë e ditur nga Prokuroria e Shtetit.

Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët, subjektet politike, institucionet dhe organizatat e ndryshme që të denoncojnë pranë prokurorive kompetente çdo rast për të cilin dyshohet se ka keqpërdorim apo manipulim të votës, në çfarëdo forme dhe nga kushdo qoftë./

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…