Kosovë Lajme

Pak para takimit me Zelenskyn, Trump telefonatë me Putin: Ishte shumë produktive!

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se sapo ka pasur një “bisedë telefonike të mirë dhe shumë produktive” me homologun rus Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, Presidenti i SHBA-ve e njoftoi këtë lajm në platformën e tij Truth Social pa dhënë detaje të mëtejshme.

Pak para takimit me Zelenskyn, Trump telefonatë me Putin: Ishte shumë

Kujtojmë se Trump ka planifikuar të takohet ditën e sotme me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Mar-a-Lago të Floridës, shkruan KFVA.

Megjithë përpjekjet e Presidentit Donald Trump për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duket se një marrëveshje armëpushimi me Rusinë është ende larg.