Kosovë Lajme

Numërohen mbi 12% të votave, kjo është renditja dhe përqindja e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet e mbajtura sot.

Kur janë numëruar mbi 12% e votave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 46.18%, shkruan KFVA.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 19.73%, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.36%.

AAK-ja e Ramush Haradinajt renditet e katërta me 7.49%.

Lista Serbe e pesta me 4.43%.