Matjet e UBO`s: Diaspora ia siguroi tre deputetë më shumë LVV-së

Tre deputetë më shumë ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje për shkak të votave të diasporës në Kosovë, sipas matjeve të UBO Consulting.

Kompania e njohur e sondazheve e cila në zgjedhjet e 28 dhjetorit e ka nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje, ka bërë të ditur se 15.5 për qind të të anketuarve kanë qenë nga diaspora.

Sipas matjeve të UBO-s, disponimi i diasporës ka qenë për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje, ndërkaq arsyeja ka qenë lideri i saj, Albin Kurti.

Drejtori i UBO-së, Valon Feka, ka bërë të ditur se sipas matjeve gjatë 28 dhjetorit ka rezultuar që Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar tre deputetë më shumë për shkak të votave të diasporës.

“Nëse në zgjedhje do të merrnin pjesë vetëm votuesit rezident Lëvizja Vetëvendosje do të kishte 49 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 26 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 19 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 deputetë. Diaspora ka ndikuar që VV të fitojë tre deputetë më shumë”, ka deklaruar Feka gjatë prezantimit të sondazhit.

Sipas këtyre matjeve, PDK-ja e LDK-ja kanë humbur nga një deputetë si shkak i votës së diasporës në Kosovë.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…