Kurti pas fitores plebishitare: Ftoj opozitën për bashkëpunim për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare

Kryetari i VV-së, njëherit kandidat për Kryeministër, Albin Kurti në konferencën për media ka thënë se në zgjedhjet e sotme fitoi populli i Kosovës dhe Republika.

Ai ka ftuar partitë opozitare për bashkëpunim për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Me 9 shkurt sivjet fitoi VV-ja me partnerët. Me 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Repbulika. Urime fitorja më e madhe në shitori të vendit. Tash na presin shumë punë përpara. Rezultati sot na ka bërë të qartë se duhet të ecim përpara”.

“Sa më parë që certifikohen rezultatet aq më shpejtë duhet të formohen institucionet. Në kuvendin e legjislaturës së 10 po na pret Plani i Rritjes i BE-së, dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore. Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, për ligjet e mira që do t’i procedojmë”, tha Kurti.

Kurti theksoi se rezultatet e sotme janë në rrugë për të kaluar edhe ato të 14 shkurtit të vitit 2024.

“Urime të gjithë qytetarëve, mërgatës dhe secilit padallim. Fitoren historike që është në rrugë të mbarë të kalojë edhe 14 shkurtin e vitit 2021. Sot ishte një ditë e gjatë përveçse e bukur dhe e rëndësishme”, tha Kryetari i VV-së.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…