Kurti: Do të na duhet të flasim me opozitën për çështjen e Presidentit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se do t’i duhet të flas me opozitën për çështjen e Presidentit, shkruan KFVA.

Ai ka thënë se për këtë çështje do të flasë edhe me presidenten aktuale, Vjosa Osmani.

“Është tepër herët, sonte do të festojmë, nuk do të vonohemi ta trajtojme këtë çëshjte, na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për çëshjten e presidentetit, presidentes, por siç e kam thënë mbrëmë në RTK paraprakisht do të ulem të bisedoj me presidenten aktuale dhe më pas do të marrim hapat e ardhshme që të ecim përpara bashkë, se dihet si për marrëveshje ndërkombëtare dhe zgjedhjen e presidentit duhet të qëndrojnë 80 deputetë në sallë dhe për këtë na duhet të bisedojmë”

“Por ky nuk është as hapi i dytë, është hapi i tretë, paraprakisht ceritfikimi i rezultatit që të na bëjë të qartë përbërjen e saktë të legjislaturës së 10-të të konsitutuar në Kuvend. Urojmë dhe shpresojmë në janar të 2026”, ka thënë Kurti.

“Na duhet të bisedojmë me opozitën për çështjen e presidentit, por paraprakisht duhet të bisedojmë për këto marrëveshjet ndërkombëtare, dhe ai do të jetë një test i rëndëishëm për bashkëpunimin qveri-opozitë në katër vjeçarin e ardhshëm”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…