Kryetarja e Ranillugut shoqërohet në polici, dyshohet se bëri presion tek votuesit

Kryetarja e Ranillugut, Tanja Antic, është shoqëruar në polici nën dyshimet se e njëjta ka ushtruar presion tek votuesit.

Zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani ka thënë se, Antic dyshohet se ka ushtruar ndikim tek votuesit e papërcaktuar ose subjekteve të tjera, dhe se ajo, po ashtu dyshohet se ka kërcënuar votuesit për ndërprerje të benefiteve që ata marrin nga Serbia, në rast nëse ata s’votojnë sipas udhëzimeve të saja.

“Policia e Kosovës ka pranuar informacion se dyshohet se ka ushtruar ndikim tek votuesit e papërcaktuar ose të subjekteve të tjera. Të njëjtit dyshohen se janë kanosur për ndërprerje të benefiteve të ndryshme të cilat këta qytetarë i përfitojnë nga shteti i Serbisë në rast të mosvotimit sipas udhëzimeve të saj. E dyshuara është shoqëruar në ambiente të hetimeve rajonale dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku prezent ka qenë edhe Prokurori i Shtetit. Pas intervistimit prokurori i shtetit ka dhënë urdhër që rasti të shkojë në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.

Hashani ka folur për procesin zgjedhor edhe në pjesën tjetër të rajonit të Gjilanit, duke thënë se “në bazë te të dhënave në të gjitha pikat raportimet janë pozitive. Mund të themi se informatat i kemi se gjithçka është në rregull”.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…