Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% dhe LDK e treta me 15.6%

RTV Dukagjini ka prezantuar Exit Poll-in e realizuar nga kompania UBO Consulting për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas këtij Exit Polli, Lëvizja Vetëvendosje del e para me 45.7%.

Në vend të dytë Partia Demokratike e Kosovës me 22%.

Lidhja Demokratike e Kosovës me në krye Lumir Abdixhikun, gjithmonë sipas këtij Exit Poll-i, del të jetë e treta me 15.6%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.3%.

Nisma nga ky Exit Poll të UBO-s ka arritur të marrë 1.7%.

Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje pritet të marrë 52 ulëse në Kuvend, PDK 25, LDK 17, ndërsa AAK 6.

  • Shkrime të ngjashme

    “Shkaktuan dëm në vlerë prej 1 milion eurosh”:Prokuroria kërkon paraburgim për ish-drejtorin e BKS-së, Sami Mazreku

    Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se më 8 janar 2026, në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni Penal, ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prizren kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 39 të pandehurve, të dyshuar për përfshirje në…

    A e siguroi Duda Balje ulësen në Kuvendin e Kosovës

    Duda Balje ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kjo u konfirmua nga rezultatet e fundit të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas KQZ-së, Balje është zgjedhur deputete për këtë legjislaturë në Parlament.