Tërmet i fortë në Tajvan, pamjet e para që kapin momentin dramatik

 

 

Një tërmet me magnitudë 7 goditi një zonë rreth 32 kilometra larg bregdetit verilindor të Tajvanit.

Ishte tërmeti i dytë i madh që goditi ishullin këtë javë, pas një tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që goditi distriktin bregdetar juglindor të Taitung të mërkurën.

Tajvani ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj tërmeteve.

Më shumë se 100 persona humbën jetën në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 ballë të shkallës Rihter në vitin 1999 vrau më shumë se 2,000 persona.

Tani kanë filluar të qarkullojnë pamje të tërmetit të fundit, raporton Telegrafi, trasmeton KFVA.

 

 

Sipas informacioneve, nga tërmeti nuk ka pasur të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…