Stuhi e borës në Nju Jork – shpallet gjendje e jashtëzakonshme, bllokohen aeroportet

 

 

Një stuhi e madhe dimërore ka sjellë reshje të dendura bore dhe akull të rrezikshëm në pjesë të veriut-lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe pritet të sjellë sasinë më të madhe të dëborës në Nju Jork në pothuajse katër vjet.

Shteti i Nju Jork-ut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të sasisë së madhe të dëborës, e cila ka krijuar rrugë të ngrira dhe të pashkallëzuara dhe ulur dukshmërinë, duke e bërë udhëtimin shumë të rrezikshëm.

Reshjet e dëborës filluan gjatë mbrëmjes së të premtes dhe vazhduan deri të shtunën. Parashikohet që rreth 18 centimetra dëborë të bien në qytet, niveli më i lartë në pothuajse katër vjet. Kryetari i bashkisë Eric Adams e ka quajtur këtë një “ngjarje të rëndësishme me dëborë”.

Zyrtarët e shtetit kanë këshilluar banorët të ndjekin parashikimet lokale të motit dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme për shkak të kushtet e rrezikshme, raporton newyorktimes.

Stuhia ka ndikuar edhe në trafikun ajror: më shumë se 5500 fluturime që udhëtonin brenda, nëpër ose jashtë SHBA-ve të premten janë shtyrë, sipas të dhënave të FlightAware, i cili monitoron vonesat dhe anulimet e fluturimeve në kohë reale.

Afërsisht 1200 fluturime që ishin planifikuar për të premten janë anuluar.

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…