Rice shkëlqen në rol të ri, Arteta: Tha po pa menduar

 

 

Arsenali do ta mbyllë vitin 2025 në krye të Premier League, pas fitores 2-1 ndaj Brightonit, në një ndeshje ku Declan Rice ishte protagonisti kryesor, duke luajtur në një rol të pazakontë si mbrojtës i djathtë.

Trajneri Mikel Arteta zbuloi se Rice pranoi pa hezitim të mbulonte këtë pozitë vetëm 48 orë para ndeshjes, për shkak të mungesave të Jurrien Timber dhe Riccardo Calafiori.

“Ai nuk ka luajtur kurrë në atë pozitë. E pyeta 48 orë më parë dhe ai tha po menjëherë,” u shpreh Arteta.

Pavarësisht rolit mbrojtës, Rice ndikoi edhe në fazën sulmuese, duke qenë pjesë e aksionit që solli golin vendimtar për Arsenalin. Arteta vlerësoi mentalitetin dhe gatishmërinë e mesfushorit anglez, duke e cilësuar si shembull për gjithë skuadrën.

Fitorja konfirmon fleksibilitetin dhe unitetin e Arsenalit në një moment kyç të garës për titull.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…