‘Republika e Tretë në errësirë’ – KESCO thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike

 

 

KESCO përmes një komunikate për media ka bërë thirrje tek qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike meqë konsumi ka kapur nivele shumë të larta dhe është nën ngarkesë të vazhdueshme.


KESCO ka treguar se arsye e ngarkesës është ngrohja e qytetarëve me energji elektrike.

Në komunikatë, KESCO ka kërkuar që temperaturat në hapësirat ku qëndrohet të mbahen nga 20 deri në 21 gradë.

“Ngrohja elektrike, në veçanti, po e ngarkon ndjeshëm sistemin. Rekomandohet që të ngrohen vetëm hapësirat ku qëndrohet, duke e mbajtur temperaturën në nivelin optimal 20–21°C”, thuhet në komunikatë.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…