Rama: Shpresoj që Lumir Abdixhiku të bëhet kryeministër

 

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në prag të zgjedhjeve të 28 Dhjetorit ka folur për mundësinë që kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku të bëhet kryeministër i vendit.

Ai ka thënë se shpreson që Abdixhiku të bëhet kryeministër, ndërsa ka thënë se LDK ka programin më të mirë.

“Unë shpresoj që po, por po them kushdo që të jetë, shpresoj që po, e ka programin më të mirë e ka Lidhja Demokratike, është e vetmja që ka një program të detajuar në të gjitha sferat, poashtu edhe ekipa është e përmbushur me njerëz profesionistë dhe njerëz që kanë eksperiencë të madhe në zhvilimin ose menaxhimin e institucioneve publike, uroj që më e mira kishte me qenë qeveri e opozitës”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se qeveria më e mirë do të ishte të bëhej nga ish-partitë opozitare dhe të udhëhiqej nga LDK-ja.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…