Përleshje në Suharekë, një person plagoset me armë zjarri

 

 

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku ka njoftuar se një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim në Emergjencen e Suharekës.

“Sot, më datë 27.12.2025, rreth orës 11:40, është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”, ka thënë Bytyqi.

  • Shkrime të ngjashme

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…