Një tërmet i fuqishëm godet Tajvanin, lëkundjet u ndien në të gjithë Ishullin

 

 

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 tronditi bregdetin verilindor të Tajvanit mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:05 sipas kohës lokale. Lëkundjet u ndjenë në të gjithë ishullin, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe duke aktivizuar alarmet sizmike.

Sipas Administratës Qendrore të Motit, disa qytete kryesore, përfshirë Taipei, New Taipei, Taichung, Taoyuan dhe Tainan, përjetuan lëkundje të forta. Në shumicën e rajoneve, intensiteti sizmik u vlerësua në nivelin 4 sipas shkallës shtatë-nivelëshe të Tajvanit, duke shkaktuar lëkundje të dukshme të ndërtesave dhe objekteve.

Derimë tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të mëdha materiale, por ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri për shkak të mundësisë së pasgoditjeve, që shpesh pasojnë tërmete të kësaj fuqie.

Tajvani ndodhet në zonën aktive sizmike të njohur si “Unaza e Zjarrtë” e Paqësorit, prandaj infrastruktura dhe qytetarët janë zakonisht të përgatitur për t’u përballur me tërmete të fuqishme. Situata vazhdon të monitorohet nga autoritetet vendase.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…