MAPL jep tender 40 mijë euro për bileta udhëtimi, përfiton kompania e ‘preferuar’ gjatë qeverisjes së Kurtit

 

 

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka dhënë një tender për shërbime të transportit ajror, konkretisht për furnizim me aviobileta për nevojat e saj zyrtare.

Sipas njoftimit vlera e një bilete është llogaritur 380 euro, por kjo shumë shërben vetëm për vlerësim teknik të ofertave. Çmimi real i biletave do të përcaktohet gjatë zbatimit të kontratës.

Vlera e biletës prej: 380 euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdorët vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të  kontratës pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës  nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit  AMADEUS, GALILO, SABRE, apo sistem tjetër të barasvlershëm apo sisteme online. Kontrata do te bazohet ne sasi“, thuhet në njoftim.

Kontratën e ka fituar “As Travel” me 19 dhjetor me një vlerë prej 40 mijë euro.

Krahasuar me konkurrentët e tjerë në treg, kompania “AS Travel Club” Sh.p.k. vazhdon të fitojë shumicën e tenderëve publikë për shërbime të udhëtimit ajror.

Si po e shpërblen pushteti vazhdimisht “AS Travel Club”?

Në Kosovë ka dhjetëra agjenci udhëtimesh që ofrojnë shërbime të transportit ajror, por qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka vendosur që paratë publike t’i derdhë pothuajse vetëm tek një kompani e caktuar.

Presidenca e Kosovës këtë vit i ka dhënë tenderin për furnizim me aviobileta. Vlera e tij është 273 mijë euro dhe, fitues ka dalë kompania “AS Travel”.

Ndërsa në maj të vitit 2025 edhe Zyra e Kryeministrit dha tender për shërbimet e udhëtimit ajror.

Sipas kontratës së publikuar në platformën e prokurimit elektronik, tenderi i është dhënë po ashtu kompanisë “AS Travel Club” Sh.p.k., me një vlerë të përgjithshme prej 343,007 euro.

Marrëveshja do të mbulojë nevojat e udhëtimeve ajrore të zyrtarëve qeveritarë për periudhën 2025–2028.

Po ashtu, në janar 2025, Ministria e Zhvillimit Rajonal i ka dhënë një tender prej 20 mijë eurosh “AS Travel” për furnizim me bileta avioni.

Këto janë vetëm disa nga kontratat e lidhura me këtë kompani, pasi lista e institucioneve që i kanë dhënë tenderë gjatë qeverisjes së Kurtit është shumë më e gjatë.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…