Kosovë Lajme

Ky është parashikimi i motit për javën e fundit të vitit 2025

 

 

Më shumë intervale me diell po parashihen në fundjavën e fundit të vitit 2025, megjithëse pjesëve lindore e qendrore të vendit kalojnë vranësira kohë pas kohe.

Aty-këtu zhvillimet e këtyre vranësirave japin mundësi edhe për ndonjë rrebesh të dobët dëbore, më me gjasë ditën e diel.

Temperatura minimale zbret deri në -4C e -2C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë në 3C e 6C. Frynë erë e lehtë veriore 1-5m/s, ndërsa ditën e diel më e theksuar me hove deri në 15m/s.

Përgjatë ditëve të fundit, nga e hëna po parashihet të mbretërojë mot kryesisht me kthjellime e diell.

Temperaturat minimale zbresin deri në -7C, e maksimalet ditën e martë shënojnë rritje deri në 5C, mirëpo që ditën e fundit të vitit zbresin në 2C.

Era fryn gjithnjë nga veriu e verilindja, ditën e martë me hove deri në 10m/s.