Kosovë Lajme

Kërcënoi me sëpatë zyrtarët komunalë arrestohet i dyshuari në Shtime

 

 

Një person është arrestuar dje në Shtime, pasi dyshohet se me sëpatë ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit dhe më pas ka kanosur zyrtarët komunalë.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari ka probleme mendore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), pasi që me sopat ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit dhe më pas i ka kanosur zyrtarët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.