Abdixhiku: E ardhmja është digjitale, kemi plan Ministrinë e Digjitalizimit dhe trajnimin e 40 mijë të rinjve në ICT

 

 

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për teknologjinë, inteligjencën artificiale ditën e sotme në DeepSpace në Prishtinë.

Ai ka thënë se ata kanë plan të qartë: Ministrinë e Digjitalizimit dhe trajnimin e 40 mijë të rinjve në ICT. Për vende pune të reja, ekonomi të re dhe një shtet që funksionon në botën digjitale.

Postimi i plotë:

E ardhmja është digjitale!

Sot në DeepSpace Prishtinë folëm për teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe për një të vërtetë të thjeshtë: teknologjia është dritarja jonë e kohës. Përmes saj, Kosova mund ta bëjë kapërcimin e madh dhe ta zërë hapin me Evropën, edhe pse na thonë se jemi 80 vite mbrapa.

Në botën digjitale koha nuk ecë ngadalë; përshpejton. Një brez i vendosur mund ta ndryshojë një vend.

Jemi popull i ri.

Kemi dije të reja.

Kjo është përparësia jonë e madhe.

Ne kemi plan të qartë: Ministrinë e Digjitalizimit dhe trajnimin e 40 mijë të rinjve në ICT. Për vende pune të reja, ekonomi të re dhe një shtet që funksionon në botën digjitale.

E ardhmja është e bukur.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…