Trump: Sulmet ndaj ISIS-it në Nigeri ishin dhuratë Krishtlindjeje

Presidenti amerikan Donald Trump tha se sulmet ndaj caqeve të ISIS-it në Nigeri ishin një “dhuratë Krishtlindjeje” për grupin terrorist. Ai deklaroi se “dhjetëra mijëra të krishterë” po vriten në Nigeri dhe shtoi se kishte paralajmëruar qeverinë nigeriane për pasojat.

“Thashë dje, goditini ditën e Krishtlindjeve, do të jetë një dhuratë Krishtlindjeje”, tha Trump.

Ai theksoi se forcat amerikane goditën fort ISIS-in në disa lokacione, duke e quajtur grupin terrorist “të tmerrshëm”.

“Dje u goditën shumë fort. Morën një dhuratë Krishtlindjeje shumë të keqe”, shtoi ai.

Ndryshe, Trump njoftoi se SHBA-ja ka kryer sulme ndaj caqeve të ISIS-it në veriperëndim të Nigerisë.

Komanda e SHBA-së për Afrikën (AFRICOM) tha se sulmet u kryen “me kërkesë të autoriteteve nigeriane” në shtetin Sokoto, duke vrarë disa terroristë të ISIS-it.

Nigeria konfirmoi se vazhdon të bashkëpunojë me SHBA-në për çështje sigurie për të adresuar kërcënimin e vazhdueshëm të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…